Niko Komani kërkon të takojë Kim Kardashian, ja si i përgjigjet Mario!
Dritare.net
I ftuar në një ndër eventet e fundit në kryeqytet ai ka takuar edhe personazhe të famshëm shqiptarë.
Përveç interesit ndaj punës së tij si grimieri i yllit ndërkombëtar, vipat shqiptarë kanë pasur interes edhe për bukuroshen Kardashian.
Një prej tyre është edhe stilisti, Niko Komani, i cili ka postuar në Instastory disa foto me Marion. Por, ajo që bëri të gjithë të qeshin, ishin mbishkrimet me të cilat ai i kishte shoqëruar.
Niko: “Do i thuash Kimit ndonjë gjë për mua tani apo...”
Mario: “Direkt, plako”
Niko: “Mire, po mos e bëj të dukshme që tu luta’’
Mario: “Pa merak plako”
Niko: “Mire hajt bejmë një foto tani”
Mario: “Shumë bukur, Marshalla”
Nuk dihet se sa e vërtetë është apo thjeshtë shaka, por e sigurt që dëshira që Kim-i të njohë emrin tonë, sigurisht që nuk mungon. Ndaj edhe nëse është shaka kjo e Nikos, një të vërtetë e ka brenda. /a.f/Dritare.net