Aktori i njohur me origjinë shqiptare Nik Xhelilaj është bërë pjesë e një seriali të ri turk dhe që pritet të fillojë këtë të mërkurë në televizionin turk Star TV. Dritare.net informon se seriali që do të nxjerrë para teleshikuesve aktorin shqiptar quhet “Nefes Nefese” dhe pritet të jetë një sukses pasi ka një histori që ka të bëjë me luftën në Siri dhe historinë e një vajze që kërkon nënën e saj në mes të kësaj lufte. Aktori i njohur ka lajmëruar në Instagram pjesmarrjen e tij në këtë serial dhe ka bërë thirrje që të shikohet nga ndjekësit e tij./M.S-Dritare.net