Ngritja e KPL dhe KLGJ/ Zaganjori: Procesi ka hyrë në rrugë të shëndoshë
E Mërkurë 12 Dhjetor 2018, 11:11
Dritare.net
“Shumica e gjyqtarëve e kanë përshëndetur dhe kanë qenë aktivë në reformën e drejtësisë. Mendoj dhe besoj se gjithçka do të ecë mirë për të garantuar një proces të shëndoshë”, tha Xhezair Zaganjori.
Ditën e djeshme Këshilli i Lartë i Prokurorëve zgjodhi 6 anëtarë nga 10 që ishin në garë. Ndërkohë në ditën e sotme do të ngrihet edhe KLGJ-ja dhe më pas kjo do t’i hapë rrugë krijimit të SPAK, i cili ka për qëllim hetimin e korrupsionit në nivele të larta drejtuese, përfshirë edhe politikanët./E.B-dritare.net