Ngjela: Shqiptarin e vranë nazistët. Ja pse janë acaruar grekët!

Përmes një lidhjeje direkete nga Korça, për emisionin “Dritare me Rudinën”, të moderuar nga Rudina Xhunga, avokati, Spartak Ngjela ka komentuar vrasjen e shqiptarit, Petrit Zifle  në Greqi, nga Agimi i Artë.

Sipas Ngjelës acarimi i grekëve vjen për shkak të ngritjes së profilit të shqiptarëve. Për të, vrasja e shqiptarit është bërë nga forca naziste e fashiste.

“Nuk ka acarim të kotë në Greqi. Acarimi i grekëve vjen me ngritjen e personalitetit të botës shqiptare në Ballkan. Ke parë si thonë këta të paguarit në media që flasin kundër figurave të shquara shqiptare. Kuptohet si luhet kjo. Nuk i bëjnë dot asgjë Shqipërisë as shqiptarëve. Shqiptari është vrarë nga forca naziste, fashiste. Nazizmi ka si substancë të ideologjisë së vet racizmin. Racizmi i tyre s’ka të bëjë me ngjyrën por me kombësinë. E gjithë ajo histori e madhe antishqiptare tani kuptohet se nuk është bërë kot, është e programuar”, tha Ngjela.

LEXO DHE :  Vol-Vo 4/ Kapet 32-vjeçari i shpallur në kërkim

Avokati tha se vrasja për debate si ajo që ka pasur viktima me autorin për Kacifas është në natyrën e nazizmit.

“Kjo është natyra e nazizmit. Nuk kishte ideologji por është sëmundje psikike. Ka mbështetje në konceptin e psikiatrisë. Janë individë që kanë urrejtje. Nisen nga urrejtja. Gjejnë gjithmonë një objekt.”,- u shpreh avokati./K.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.