Ngacmonte vajzën e tij të mitur, burg për babanë nga Korça
E Hënë 15 Janar 2018, 12:12
Dritare.net
36 vjeçar u denoncua nga bashkëshortja ne shtator të vitit të kaluar, për ngacmime të përsëritura ndaj vajzës së tyre. Ekspertiza mjeko ligjore konfirmoi se vajza e mitur ishte ngacmuar seksualisht nga i ati.
Kallëzimi për ngacmimin seksual është bërë nga bashkëshortja e tij, e cila deklaroi se ai abuzonte në mënyrë të përsëritur me vajzën e tyre të mitur 5-vjeçare.
Prindërit e tij mohuan që djali i tyre kishte abuzuar me vajzën e tij, ndërsa tregojnë se ai kishte raporte shumë të mira me të dy fëmijët e tij./L.P./Dritare.net