Nga telenovela Njerëz dhe fate, rolet kryesore të bazuara në histori të vërtetë!
Dritare.net
Një telenovelë me aktorët më të mirë shqiptarë. Regjisorja dhe aktorja e njohur Egla Ceno në një intervistë për “Gazetën intervista” ka folur rreth kësaj telenovelë dhe ka treguar se personazhi i babit nga aktori i njohur Robert Ndrenika dhe i Erës që i ishte besuar Eni Jani, ishin ideuar nga vet Egla, duke u bazuar në histori të vërtetë.
“Kur isha studente në Akademinë e Arteve, viti i fundit, bëja 3 punë njëkohësisht nëpër televizione si regjisore dhe asistent regjisore, rastësisht u gjenda në mes të një ngjarje le të themi sepse për artin tonë ishte ngjarje, po realizohej telenovela e parë shqiptare që më vonë publiku e njohu me emrin “Njerëz dhe fate”.
Mu propozua por nuk kishte akoma një ide si do ishte. Mora laps e letër dhe nisa ta shkruaj. U nisa nga historia ime personale. Krijova të parin personazhin e babit tim i cili ka qenë kinooperator dhe vdiq në moshën 48 vjeçare kur unë isha ende adoleshente. Isha shumë e lidhur me të dhe doja që në një farë mënyre ai të vazhdonte të jetonte.
Krijova “babin” dhe vajzën, që në telenovelë u quajt Era.
Doja në një farë mënyre të materializoja marrëdhënien me tim atë. Ngjarjet më larguan nga Tirana drejt Gjermanisë për studime dhe e braktisa atë projekt. U lumturova shumë kur mora vesh që personazhi i babit tim kishte ngelur dhe akoma më shumë që rolin e luante Robert Ndrenika. Gjithashtu edhe për Erën. Eni është një mike e veçantë për mua edhe sot e kësaj dite dhe nuk mund të kishte pasur zgjedhje më të mirë për rolin e vajzës që kisha skicuar për vete. Sigurisht që do kisha dashur ta kisha çuar deri në fund, por nuk ishte e thënë”.D.M-Dritare.net