Nga sot nis aplikimi për kreditë e buta

Për të gjithë ata që dëshirojnë të blejnë një banesë në Tiranë, nga dita e sotme nis aplikim për kreditë e buta, në dispozicion të qytetarëve janë 500 kredi. Në mënyrë që të bëhen pjesë e aplikimit të gjithë ata që do të kandidojnë duhet të plotësojnë disa kritere, ndër të cilët edhe më kryesori nuk duhet të kenë në pronësi një banesë.

Drejtoresha e Strehimit Social pranë Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti e pyetur nga “Top Channel” theksoi se aplikantët duhet të kenë edhe një minimum dhe maksimum të ardhurash, bazuar në strukturën e tyre familjare. “Në të gjitha rastet, familjet që shkojnë dhe aplikojnë pranë njësive administrative, nuk duhet të kenë në pronësi të tyre asnjë shtëpi. E rëndësishme është që ata të kenë një nivel minimum dhe maksimum të të ardhurave që i shkon përshtat strukturës së tyre familjare. Pra, këtu bëhet fjalë që një familje me 2 anëtarë nuk mund të ketë më pak sesa 43 mijë lekë të reja të ardhura ose 79 mijë lekë si të ardhura maksimale dhe një familje me katër anëtarë duhet të ketë jo më pak sesa 52 mijë lekë të reja të ardhura dhe jo më shumë sesa 94 mijë lekë”, – tha Ruseti. Më tej kjo e fundit sqaroi për të interesuarit se interesi është 3% gjatë gjithë periudhës së shlyerjes së kredisë. “Interesi në të gjithë kohëzgjatjen e kredisë është prej 3% që do të duhet të paguajë familja, ndërkohë që të gjitha ndryshimet që do të ndodhin në tregun e kredive, në tregun e lirë është kontribut i cili paguhet totalisht nga Bashkia e Tiranës”, – theksoi drejtoresha e Strehimit Social.

LEXO DHE :  London feston ditëlindjen, ja si e uron teze Lori

Familjet e pastreha në kryeqytet do të kenë mundësi të aplikojnë përgjatë 30 ditëve të ardhshme për kredi të butë për blerjen e një banese, në rastet që plotësojnë kriteret e përcaktuara. V.D/Dritare.net/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.