Nga sot çdo i ri do dojë të shkojë në party, ja pse!

Party-t për shumë nga ju mund të jenë shumë stresuese. Janë argëtuese por edhe shumë stresuese.


Dritare.net ju sugjeron të mblidhni shoqërinë, të blini bileta dhe të shkoni më party pasi është shumë e shëndetshme për ju. Mund të jeni në dilemë se çfarë duhet të vishni apo si t’i kombinoni veshjet shumë, por mos u stresoni dhe bëni më të mirën tuaj.
Sipas studimeve të kryera së fundi është zbuluar së party-t të shtojnë jetën dhe arsyeja e kësaj është muzika.
Nga Hulumtimi i kryer nga zyra e muzikës dhe Patrik Fagan, një ekspert i shkencës së sjelljes, zbuluan se pjesëmarrja në party ose koncerte, mund të çojë në një zgjatje të jetës prej 9 vjetësh. Studimi zbuloi se, vetëm duke shkuar rregullisht në party kishte një ndikim më të madh në shëndet sesa disa aktivitete të tjera.


Studimi monitoroi rrahjet e zemrës dhe psikometrinë e pjesëmarrësve dhe rezultatet ishin të habitshme. Pas 20 minutash në një party ose koncert, njerëzit përjetuan ndjenja të vetëvlerësimit, afërsisë me të tjerët dhe një rritje prej 21% të mirëqenies. Ndërsa në aktivitetet sportive rritja e mirëqenies ka qenë rritur vetëm me 7-10%.
67 për qind e të anketuarve thanë se ndihen më të lumtur kur ndjekin një shfaqe ose kur shkojnë në party sesa kur dëgjojnë këngët e artistëve të tyre të preferuar në shtëpi.

LEXO DHE :  10 truke nga njerëz të varfër, por të zgjuar


Sipas studimit, nëse doni të jetoni më gjatë, duke shkuar në një parti një herë në dy javë, atëherë do të jeni më mirë më shëndetin mendor dhe fizik.”Hulumtimi ynë tregon se partit kanë një ndikim të madh në shëndetin, ndjenjën e lumturisë dhe në mirëqenien. Me frekuentimin, në dy javë ose më rregullisht ky do të jetë çelësi juaj për të siguruar një jetë më të gjatë dhe të shëndetshme.” – thotë Fagan.


Pra dritare.net ju sugjeron të shkoni të blini biletat, të merrni shoqërinë dhe të argëtoheni dukë zgjatur jetën tuaj./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.