Nga plaku i çmendur tek trashaluqi i shkurtër, Trump e Kim nënshkruajnë një marrëveshje

Vetëm pak muaj më parë Presidenti i SHBA Donald Trump dhe Lideri koreanoverior Kim Jong Un, kishin shkëmbyer në vazhdimësi deklarata të ashpra kundër nëjri-tjetrit, deklarata këto që kishin kaluar edhe në fyerje.

Trump e kishte quajtur dikur Kimin, “trashalluq i shkurtër”,  ndërsa ky i fundit ia kishte kthyer me “plak i çmendur:

Por, takimi në Singapor duket se ka ulur gjakrat, dhe Trump e Kim kanë nënshkruar një dokument, përmbajtja e të cilit ende nuk dihet.

LEXO DHE :  Përcillen në banesën e fundit shqiptarët që humbën jetën në tragjedinë e Genovas, dhimbje dhe lot

“Ne do të largohemi nga e kaluara, ne do të nënshkruajmë këtë dokument historik. Bota do të shohë një ndryshim të madh.”,-tha Kim, shruan Dritare.net.

Ajo që është bërë e ditur deri më tani është se, denuklearizimi i Koresë së veriut do të fillojë menjëherë.

Denuklearizimi , do të sillte një paqe për botën dhe qetësi në gadishullin Korean./ I.M-Dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.