Nga ndryshimet në qeveri tek protestat, çfarë pritet të ndodhë në shtator ?
Dritare.net
Të premten kryeministri Rama ka mbledhur qeverinë në Vlorë, aty ku siç është thënë është diskutuar për ndryshimet në qeveri.
Para pak muajsh kryeministri Rama ka lajmëruar se do të ketë ndryshime në qeveri në muajn shtator, por mister mbeten emrat që do të ikin, e ato që do të vijnë, dhe interesi mediatik dhe i qytetarëve është i lartë për këto ndryshime.
Nga ana tjetër, fronti opozitar duket se do të hyjë në një stinë protesash, të paktën nga sinjalet që janë dhënë nga kreu demokrat Lulzim Basha, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe më i ashpri nga të gjithë ka qenë ish-kryeministri Berisha.
Teatri, është një çështje që vazhdon të prodhojë debat në politikë por edhe në shoqërinë civile e disa aktorë të cilët janë qartazi kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.
Presidenti Meta tanimë ka kthyer ligjin për Teatrin në Kuvend, dhe me fillimin e legjislaturës së rë re mazhoranca pritet të miratojë sërisht ligjin, të paktën nga sinjalet e dhëna nga aktorë qeveritarë dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës.
Taksa e Rrugës së Kombit
Me datën 17 shtator do të nisë pagesa për Rrugën e Kombit, pagesë kjo e cila me datën 31 mars prodhoi një skenar lufte në hyrje të tunelit në Kalimash, ku qytetarët u përplasën dhunshëm me policinë, duke kundërshtuar taksën 5 euro.
Taksa tanimë është ulur për banorët e zonës, por a do ta kundërshtojnë ato sërisht një pagesë sado e vogël të jetë? Kjo mbetet të shihet me 17 shtator./ I.M-Dritare.net