Nga Durrësi në Milano, historia e mrekullueshme, e Astorit të kopertinave të modës

Nga Artjola Cani – Milano

Astor Hoxha është nga Durrësi, por ylli i fatit i shkelqeu në Milano.

Ishte vetëm 16 vjeç, kur u largua mes turmës së emigrantëve, në portin e Durrësit,  drejt Italisë.

Vinte nga një familje intelektuale, ishte i apasionuar pas artit, kinemasë, fotografisë dhe Durresi dhe Shqiperia, i rrinin ngushtë.

Asgje nuk qe e lehtë per vogëlushin, vetem, mes të panjohurës.

Tani, kur kthen kokën pas dhe kujton rrugën, nuk i besohet, që ia doli.

Me pasionin e tij arriti të realizonte, dëshirat dhe ëndrrat që kishte, tregon ai për dritare.net

Pas mbërritjes në qytetin e Bolonjës, nisi të punojë në sallone bukurie, ku ndihmonte me krehjen dhe stilimin e flokëve, por ndërkaq ndiqte shkollë private për fotografinë e  kinemanë.

Atje çdo gjë e përballoi i vetëm, punonte për të paguar tarifat e shkollës, jetesën e shtrenjtë, pa asnjë ndihmë ekonomike.

Akoma pa mbaruar studimet, u punësua në Teatrin e Operas.  “Aty fillova t’i  përkushtohem 100% punës, të bashkëpunoja me shumë fotografë, njerëz  të rëndësishëm të modës” rrëfen ai për dritare.net

Por dalëngadalë, kontaktet që filloi të krijonte në botën e modës, i dhanë mundësinë të transferohej drejt njërës nga kryeqendrat e modës, Milanos.

Emri i tij u rrit më shumë pas transferimit në Milano, u njoh nga agjencitë prestigjioze të modës si Elle Italia, Vogue, D, Mixte, TheEDIT, Encens, L’Officiel  dhe sot ka një repertor teje të pasur në punën e tij si Beauty Director.

“Jam gjithmonë me këmbë në tokë” thotë ai,- “e kam mendjen në çdo lëvizje që bën modeli, fotografi, e kam gjithmonë syrin aty, jam shumë korrekt.”

Profesionalizmi  i ka hapur dyert të punojë me personazhe të famshëm dhe me shumë peshë, që s’është dhe shumë e thjeshtë sa ç’duket në foto.

View this post on Instagram

Tbt #L’UomoVogue cover #feat #actor #Elio Germano #grooming #me @astorhoxha #photography Pierpaolo Ferrari #filmstar #eliogermano #coverstory #roma #cinematography #cinemateque #actor #actors #actorslife #filmphotography #luomovogue #astorhoxha

A post shared by Canvas, beauty, Pencils, Face (@astorhoxha) on
Ndër gjithë eksperiencat e tij me modele gati-gati nga e gjithë bota, veçon një rast ku ka punuar me Kitty Spencer, mbesën e Lady Dianës, personazh mjaft  i famshëm dhe i rëndësishëm.

“Ajo ishte njeri i mrekullueshëm, personalitet i rëndësishëm në Evrope, aristokrate, elegante”,- thotë Astori  “ Punuam me të në Romë për një shërbim fotografik të Jewelry Bulgari, që sapo ka dalë tani, kjo është diçka shume e rendesishme për mua, por nuk është e lehtë kur  punon me  një personazh kaq të rëndësishëm.

LEXO DHE :  Zjarri i madh në Kliforni, Miley Cyrus qan për shtëpinë

Armani, tjetër kontratë e rëndësishme që ju besua së fundmi, për të cilat është shumë krenar që ka arritur të punojë për trendet më të fundit, dhe që ka arritur  rezultate  të  larta në këtë punë tepër dinamike.

“Të punosh për Armanin është diçka e madhe, është respekt.” tregon ai, “Për një ose dy muaj  del “Armani underwear Uomo e Donna” shërbim fotografik i bërë në ambientet e vilës personale së Giogio Armanit”

 

 

View this post on Instagram

 

See you soon, London x @emporioarmani #EAWatches #EAConnected

A post shared by Shawn Mendes (@shawnmendes) on

Kontrata këto shumë me vlerë, por për Astorin e preferuara e tij mbetet kopertina e prestigjozes italiane Elle Itlia, që doli në fund të korrikut. “Njerëz që pushojnë në plazh apo në mal, blejnë dhe shfletojnë këtë revistë kaq të famshme, ndërkohë ti je ai që ke bërë kopertinën, është shumë kënaqësi kur sheh këtë rezultat.”- tregon ai për dritare.net

Vitet e fundit në industrinë e modës  janë bërë ndryshime kolosale. “ Klientela duhet ushqyer.”-thotë ai “prandaj nëse para 10 vjetësh një spot publicitar bëhej për tre ditë, tani duhet bërë për 1 ditë. Trendet ndryshojnë shumë shpejtë  sepse, kështu kërkohet. Është kthyer stili klasik, me buzëkuqin e kuq flakë, ngjyrat e forta, dhe një gjë shumë e lezetshme këtë vit janë, flokët e plota, të drejtë, poshtë veshit.”

“Është kthyer edhe sporti në trend, sporti shik është ai që shihni tani në sfilata të ndryshme  të modës”-shpjegon ai përdritare.net

I pyetur nga dritare.net për një rikthim apo projekte në Shqipëri, tregon se “Normalisht jashtë, në Itali ështe më e thjeshtë. Unë dua të investoj për artistët shqiptarë, jam krenar që jam shqiptar, por nuk më është dhënë rasti.”

View this post on Instagram

Happy#summeriscoming #summerboy #boyswillbeboys #boysingroove #fanzine #lifestyle #mediterranean #balcan #balkanboys #brownhair #instaboy #beachday #beachboys

A post shared by Canvas, beauty, Pencils, Face (@astorhoxha) on
Por çelësi i suksesit të tij është edhe hobi i dytë që e mban me kaq shumë energji dhe korrekt për punën. “Yoga është sporti, që e praktikoj prej 17 vjetësh, më ka mbajtur kaq në formë, më ka dhënë energji për të përballuar botën konkurruese dhe shumë kreative të modës” thotë ai.

Astorit në fund të kësaj interviste per dritare.net, i kërkojmë një këshillë për të rinjtë që hyjnë në botën e modës, “Këshilla e parë  që jap për të rinjtë që futen në ambientin e modës është kultura, kultura, kultura , të lexojnë, të mësojnë gjuhë, të shihen filma, duhet shumë punë, përqendrim, durim dhe disiplinë për të arritur rezultate të larta. Asgjë nuk vjen vete”. Sic nuk erdhi vete, për të, djaloshin durrsak që u bë artisti i kopertinave vezulluese. Ia doli, Astori ndoqi ëndrrën dhe ia doli. Po ti?/dritare.net



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.