Nga DJ në krye të shtetit, historia e veçantë e kryeministres së Zelandës!
Dritare.net
Bëhet fjalë për Jacinda Ardern, kryeministren e Zelandës së Re.
Por, para se të bëhet udhëheqësja e Zelandës, Ardern kishte një jetë tjerër, një jetë me zhurmë e muzikë, pasi ajo punonte si DJ, shkruan Dritare.net.
Që kur u bë udhëheqëse e Partisë Laburiste, profili i saj në Instagram ndryshoi, por edhe jeta, nga femër me një aktivitet të madh, u bë një lidere politike, shkruan Dritare.net.
Mirëpo dashuria e saj për muzikë është prezente edhe në ditët e sotme te Jacinda.
Jacinda Ardern gjithmonë e ka dashur muzikën.
“Për vite me radhë, Ardern punonte DJ në kohën e saj të lirë”, tha redaktori i përmbajtjes digjitale, Marie Claire Isabelle Truman.
Duke folur me dashuri për udhëheqësen femër, zonja Truman zbuloi se ajo ka qenë mike me Zonjën Ardern që nga takimi i saj në vitin 2014.
“Ajo është ende e njëjta grua e vërtetë, e sjellshme dhe tepër e mençur që e kam njohur gjithmonë. Ende një mike e mirë”, tha zonja Truman .
Kryeministrja Ardern u lind në një familje të devotshme, por la besimin në të 20-at e saj duke qenë se binte në kontrast me pranimin e martesës së personave me partnerë të së njëjtës gjini, shkruan Dritare.net.
Ajo në shkollën e mesme, përdorte fushatën në zgjedhjet e shkollës së mesme – duke i bërë thirrje shkollës që të lejonte vajzat të vishnin pantallona.
Në moshën 17 vjeçare, ajo filloi vullnetarizmin për Partinë Laburiste, duke shpërndarë fletushka.
Ajo u bë deputetja më e re në vitin 2008./ I.M-Dritare.net