Gjatë ditës së sotme moti nuk do të jetë i favorshëm për të gjithë ata që duan të kalojnë këtë ditë pushimi jashtë shtëpisë. Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, thuajse gjatë gjithë ditës do të kemi një mot me vranësira dhe reshje. Karakteristikë e ditës së sotme do të jetë edhe mjegulla. Ndërsa në zonën veriore do vijojnë reshjet dëborës. Në fillim të javës pritet përmirësim i motit dhe rritje e temperaturave. V.D/Dritare.net/