Nëse PS merr 71 mandate, LSI rri në opozitë? Ja si përgjigjet kreu i LSI!
E Enjte 4 Maj 2017, 14:02
Dritare.net
“Asnjë rezultat i zgjedhjeve s’ka asnjë rëndësi në momentin që flasim pasi përpara kemi një detyrë madhore çfarë zgjedhjesh do zhvillojmë dhe a do kemi zgjedhje të pranuara. Nëse të gjithë nuk i japim përgjigjen e duhur kësaj çështje të gjithë të tjerat kanë rëndësi të kufizuar dhe nuk i japin vendit atë që pret. Zgjedhjet e njëanshme s’do mundësonin ecurinë e reformave ndaj këtu duhet të jetë fokusi për të përdorur çdo minutë, çdo mik të huaj apo vendas, vetëm për të vajtur te një zgjidhje sa më e gjithë pranuar”, tha Vasili.