Nëse keni këto shenja, vuani nga kanceri i tiroideve

Kanceri i tiroides prek zakonisht qelizat e tiroideve. Tiroidja është një gjëndër në formë fluture, e vendosur poshtë qafës. Gjëndrat tiroide, prodhojnë disa hormone, të cilat mbajnë nën kontroll zemrën, presionin e gjakut, temperaturën e trupit dhe peshën. Nëse ato dëmtohen, trupi juaj do të jetë në rrezik të madh.

Megjithëse kanceri i tiroides nuk është shumë i përhapur, siç duket kohët e fundit, ai po rritet ndjeshëm. Ndoshta kjo edhe për shkak të zhvillim teknologjik, që në të kaluarën nuk ishte e lehtë të zbulohej dhe sot po.

Dritare.net ka sjellë për ju shenjat, që ju paralajmërojnë, për kancerin e gjëndrat tiroide.

 

  • Mund t’ju shfaqet një gungë poshtë lëkurës suaj

Nëse këto kohë po vëreni ndonjë gungë te qafa poshtë, epo duhet të shkoni të vizitoheni me patjetër te mjeku. Mund të ndodhë që gjëndra juaj e tiroides të ketë dalë jashtë funksionit.

  • Zhurmë, ose ndryshime të zëri
LEXO DHE :  Foto/ Mbesa e ish-presidentit Nishani, tërbon Ducati-n

Mos ndoshta zëri juaj ka kohë që ka ndryshuar? Nuk e keni si më parë? Mund të ishte një ftohje, por ftohja kalon. Nëse zëri juaj ka ndryshuar për një kohë të gjatë, dritre.net ju sugjeron të vizitoheni patjetër te mjeku juaj i familjes.

  • Vështirësi në përtypje

Mos ndoshta këto kohë s’po përtypeni siç duhet? Ju dhemb fyti sa herë që përtypeni? Epo ju duhet të shkoni menjëherë te doktori, gjëndrat tiroide mund të jenë dëmtuar.

 

  • Dhimbje në qafë dhe fyt

  • Nyejt limfatike të fryrë në qafën tuaj

Nëse nyejt tuaja limfatike janë fryrë, ose ënjtur, ju duhet të shkoni me patjetër te mjeku.  Meqenëse këto shenja të zakonshme, doktori juaj duhet të kërkojë më shumë për të zbuluar nëse ju vuani nga kanceri i gjëndrave tiroide apo jo./ Përshati: Kadrije Çako/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.