Nëse keni këto shenja, vuani nga kanceri i fshikëzës

Kanceri  i fshikëzës, shpeshherë zbulohet herët, për shkak të simptomave. Pra, janë disa simptoma të thjeshta, të cilat detyrojnë pacientë të ndryshëm të vizitohen te mjeku dhe të marrin trajtim.
Dritare.net ka sjellë për ju disa simptoma të kancerit të fshikëzës, që ju duhet t’i njihni patjetër, pasi janë shumë të zakonshme dhe ju ndonjëherë nuk e vëreni.

  • Gjaku në urinë

Në shumicën e rasteve, gjaku i urinës (i quajtur hematuria) është shenja e parë e kancerit të fshikëzës. Ndonjëherë, ka gjak të mjaftueshëm sa për të ndryshuar ngjyrën e urinës në portokalli, rozë, ose, më rrallë ngjyrë të errët. Ndonjëherë, ngjyra e urinës është normale, por sasitë e vogla të gjakut gjenden kur një test i urinës bëhet për shkak të simptomave të tjera ose si pjesë e kontrollit të përgjithshëm mjekësor. Gjaku mund të jetë i pranishëm një ditë dhe mungon një  tjetër, me urinën që mbetet e qartë për javë ose muaj. Nëse një person ka kancer të fshikëzës, gjak përsëri rishfaqet.

Prandaj, dritare.net ju sugjeron të vizitoheni te mjeku, për të shmangur kështu edhe shfaqjen e kancerit ë fshikëzës.

  • Nuk urinon dot

Nëse ju ndodh ndonjëherë që nuk urinoni dot, kjo mund të jetë edhe si pasojë e një infeksioni, ose kancerit të fshikëzës.

  • Dhimbje në njërën anë të kurrizit
LEXO DHE :  Vol-vo 4/ Lirohen nga burgu dy ish-deputetët e PS

Nëse kohët e fundit, jeni përballur me ndonjë dhimbje të fundshpinës, e cila rezulton më e fortë në njërën anë, kjo mund të jetë si pasojë e kancerit të fshikëzës. Nëse keni këto shenja, ju duhet të vizitoheni, për çdo rast te mjeku.

  • Humbja e oreksit dhe humbja e peshës

 

Mos ndoshta kohët e fundit, po humbni më shumë peshë se zakonisht? Kjo mund të vijë, si pasojë  problemeve tuaja me shëndetin, ose si pasojë e kancerit të fshikëzës.

  • Ndiheni të lodhur ose të dobët

 

Lodhja e tepërt është një shenjë e shumë sëmundjeve të rrezikshme. Nëse nuk keni shkuar në punë, por përsëri ndiheni të lodhur, dritare.net ju sugjeron të shkoni për vizitë te mjeku juaj i familjes, ose të bëni një analizë të urinës.

  • Ënjtje të këmbëve

Nëse ju ënjten këmbët shpesh, kjo mund të vijë si pasojë e ndonjë problemi me fshikëzës tuaj urinare.

  • Dhimbje kockash

Mos ndoshta kockat tuaja po dhembin më shumë se zakonisht këto kohë? Epo dritare.net ju sugjeron që për çdo rast të bëni një vizitë te mjeku./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.