Nëse keni këto 5 tipa njerëzish pranë, jeni me fat
Dritare.net
1.Treguesit e së vërtetës
Treguesit e së vërtetës, të cilët ju tregojnë të vërtetën edhe kur ajo dhemb,mbajini pranë. Ju vareni nga ata duke i dhënë jetës tuaj drejtim, dhe kështu mund të ecni përpara.
2.Transformuesit
Kur qëndroni me transformuesit, ata dëgjojnë atë që thoni dhe pastaj kornizojnë atë që keni thënë në mënyra të reja. Ju mund t’i tregoni anën më të keqe të situatës dhe transformuesi nuk e shikon si një lojë të përfunduar. Ai thjesht ndryshon rregullat e lojës dhe ju shtyn juve të shikoni të njëjtën gjë me sy pozitiv.
3.Ata që ju bëjnë të qeshni.
Ju mund të keni humbur plotësisht humor tuaj duke pasur parasysh situatat e ndryshme jo pozitive në jetën tuaj. Ju ndjeheni keq dhe ju e thirrni një mik për të treguar historinë. Dhe pasi ju mbaroni, ai qesh. Kjo sjellje ndikon te ju dhe e shihni situatën si qesharake , jo si në vrimë të zezë për jetën tuaj.
4.Mentorët (Udhëzuesit)
Nëse je me fat, do të gjesh një mentor ose trajner të mirë. Dikush që është i interesuar të të zhvillojë që të jesh më mirë se sa je . Si mund të gjesh një mentor? Kërkoni dikë që admironi dhe pyesni, "A mund t'ju drejtohem juve për stërvitje të rastit, kur kam pyetje apo has ndonjë sfidë?" Nëse personi që keni zgjedhur thotë po, konsiderojeni veten me fat.
5.Ata që janë aty për ty.
Personi më i vlefshëm që mund të kemi në jetën tonë është personi që është gjithmonë atje për ne, kur ne i thërrasim, përgjigjen. Ata të mbrojnë nga ndjenja e të qenurit i vetëm në këtë botë./E.B- dritare.net