Nëse i hani këto 9 perime, do të shtoni në peshë!

Kur bëhet fjalë për peshën jo të gjitha perimet janë dietike. Dritare.net ka sjellë për ju 9 perimet, të cilat nëse i hani do të shtoni në peshë.

  • Patatet e bardha

Patatet janë ndër perimet më të gjithanshme që ju mund të hani. Mund t’i hani ato si pure, të skuqura, të pjekura, etj. Sigurisht, që patatet janë super të shijshme, por ju nuk doni të shtoni peshë, apo jo? Epo dritare.net ju sugjeron të bëni kujdes nëse hani patate, ato kanë përmbajte niseshteje, dhe ju shtojnë kalori.

  • Patatet e ëmbla

Nëse keni filluar të blini patate të ëmbla, të kuqe, për të shmangur ngrënien e patateve të bardha, ju nuk keni bërë një veprim të mençur. Edhe patatet e ëmbla, ashtu si të bardhat ju shtojnë në peshë. Ato janë të pasura me shumë kalori dhe karbohidrate, të cilat shtojnë direkt në peshë, sidomos nëse ju hani shumë, dhe nuk keni një sistem tretës të shpejtë, informon dritare.net

  • Karota

Nëse mendoni se, po të hani shumë karota, do të humbisni peshë, e keni shumë gabim. Ato janë të pasura me shumë vitamina që ju mbajnë shëndetshëm organizmin, por për shkak të përmbajtjes së sheqerit ato ju shtojnë peshë.

 

  • Kastravecët

A ndiheni ndonjëherë sikur jeni gjithmonë të uritur kur jeni duke mbajtur dietë? Kjo është ndoshta për shkak se, ju nuk keni ngrënë llojin e duhur të perimeve. Nëse hani kastravecë, ata janë të ulët në fibra, dhe ju nuk do të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë. Duke qenë se ju nuk jeni të ngopur do të hani edhe ushqime të tjera, të cilat nuk ju ndihmojnë aspak të humbisni peshë, informon dritare.net

LEXO DHE :  Protesta e opozitës/ Mediat e huaja apelojnë kundër dhunës

 

  • Panxhari

Një tjetër perime me rrënjë që është e lartë në karbohidrate, niseshte, dhe sheqer është panxhari. Për shkak se, trupi juaj e thith sheqerin shpejt, nivelet e sheqerit tuaj në gjak mund të ndryshojnë, duke çuar në një përgjigje metabolike që mund të stimulojë ruajtjen e yndyrës dhe shtimin e peshës.

  • Perimet e skuqura

Perimet e skuqura, janë të shkëlqyera. Por për fat të keq, sipas studimeve yndyra te perimet me shumë mundësi do t’ju shtojë në peshë. Në këtë rast, nëse doni të humbisni peshë, dritare.net ju sugjeron ta shmangni ngrënien e tyre.

  • Bizelet

Edhe për bizelet? Këtë nuk ju a priste mendja, apo jo? Sipas studimeve, ju mund t’i hani bizelet, por jo shumë shpesh. Ato kanë vlera ushqyese të mëdha, po janë të larta në karbohidrate dhe kalori, të cilat janë armik i peshës.

 

  • Misri

Nëse dëshironi të humbisni peshën, misri duhet të eliminohet nga dieta juaj. Misri ka sheqer dhe niseshte dhe këto të dyja do t’ju shtojnë në peshë , nëse ju i konsumoni.

  • Kungulli

Kur jeni në një dietë, sheqeri është një nga ushqimet më të këqija që mund  të hani. Shumë perime përmbajnë sheqer. Megjithëse sasia e sheqerit është e ulet te kungulli, nëse ju e hani  atë do të merrni shumë kalori./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.