Nëse i bën këto veprime me partnerin, lidhja juaj mund të shkatërrohet
Dritare.net
Zakonisht zënkat dhe fjalët e padëshiruar mund të çojnë në ndarje.
Dritare.net sot në këtë artikull do ju tregojë disa nga shprehjet që nuk duhet të ndani me partnerin asnjëherë. Mendohuni mirë para se të flisni për diçka, sepse mund t’ju kushtojë shumë.
Fjalët që tregojnë mosgatishmëri për të komunikuar
Kur njëri nga partnerët krijon një mur me partnerin, situata mund të shkojë shumë keq. Sepse komunikimi është kryesorja mbi të gjitha, që na mundëson të sqarojmë problemet që kemi.E vetmja mënyrë për të dalë nga kjo situatë jo e mirë është që të vendosni të flisni.
Nuk është punë për ty
Mos u drejtoni asnjëherë personit që jeni në një marrëdhënie: "Kjo nuk është punë për ty", sepse në këtë mënyrë të dy do ndiheni të lëkundur në lidhjen tuaj, edhe pse mund të keni shumë kohë bashkë.
Mos e nënvlerësoni partnerin
Mos mendoni se të vetëm mund të shkoni larg, e rëndësishme është të jeni bashkë dhe komunikoni për të zgjidhur problemet. Nëse ju e nënvlerësoni rëndësinë e partnerit marrëdhënia mund të shkojë drejt fundit.
Mos e bëni fajtor pa të drejtë
Të gjitha për fajin tënd! Një shprehje kjo që nuk duhet ta përdorni asnjëherë. Përveçse marrëdhënia juaj do përfshihet nga një inat pre të dyve, është e pamundur që gjërat të rregullohen me gjithë këtë mosbesim.
Kuptimi i fjalëve të tilla është se partneri juaj është fajtor për të gjitha gjërat e këqija që ndodhën pasi u njohët. Mos përdorni fjalë të tilla ofenduese. Më mirë ndani përgjegjësinë dhe pranoni fajin që ka secili prej jush.dritare.net ju sugjeron t’iu zbatoni këto këshilla, dhe të hiqni dorë nga përdorimi i këtyre shprehjeve që janë shkatërruese për lidhjen tuaj./A.C/dritare.net