Nëse bashkëshorti juaj bën këto 18 gjëra, keni fituar lotarinë
Dritare.net
Kur ju thotë “Të dua” shpesh
A e njihni mirë gjuhën e dashurisë së bashkëshortit tuaj? Nëse jeni një person, që e tregoni dashurinë me vepra, përkushtim, prekje fizike apo nëpërmjet dhuratave, vlen të përmendim se fjalët pohuese janë më të zakonshmet. Është bukur se si këto dy fjalë mund të ndryshojnë ditën, madje edhe jetën. Në qoftë se bashkëshorti juaj i thotë shpesh këto dy fjalë, duhet të ndjeheni e sigurtë, sepse ai e di shumë mirë se çfarë do, dhe pret të njëjtën gjë edhe nga ju.
Shpesh ju bën komplimente
Ashtu sikurse fjala “të dua”, edhe komplimentat kanë rëndësi. Të dëgjoni fjalën “të dua” është bukur, por nga ana tjetër janë ato shprehjet simpatike, pseudonimet, që ndonjëherë ju ngrohin zemrën. Në qoftë se, ai ju komplimenton gjithashtu për arritjet tuaja, ju bën me dije që ndihet krenar për ju, jeni një njeri me fat. sepse keni një mashkull të jashtëzakonshëm.
Ju mbështet të ndiqni objektivat tuaja
Është e vërtetë që të ngjashmit tërheqin njëri-tjetrin, por e njëjta gjë ndodh edhe me të ndryshmit. Nuk ka asgjë të keqe të mos keni të njëjtat interesa, të njëjtit miq, të njëjtin grup shoqëror, apo të njëjtat hobi, dhe gjëja e fundit që mund të dëshironi, është ta bëni atë të ketë zili, të ndihet xheloz apo i lënë pas dore. Kështu që, në qoftë se ai ju inkurajon dhe mbështet përpjekjet e tuaja, ju jep zemër për të zbuluar dhe për të ndjekur ëndrrat tuaja, i jini mirënjohëse. Por, mos harroni t’i ofroni po të njëjtin respekt dhe po të njëjtën përkrahje.
Ai flirton me ju si ditën e parë, kur u njohët
Pavarësisht moshës kur bini në dashuri, ka diçka të veçantë tek ajo ndjenja e papërshkrueshme, që ju bën të ndjeheni të reja. Shfaqja e dashurisë, fatkeqësisht ndonjëherë duket si diçka e zakonshme, por në qoftë se bashkëshorti juaj ju bën të buzëqeshni e të ndjeni përsëri ato fluturat në bark, martesa juaj është me të vërtetë e veçantë. Ndaj vazhdoni flirtimin.
Ai e do familjen e tij, veçanërisht nënën
Tingëllon si klishé, por të kesh dikë, që e vendos familjen para gjithçkaje, para punës, shoqërisë, është diçka shumë e rëndësishme. Disa thonë se në qoftë se dëshironi të dini se si një bashkëshort do të trajtojë bashkëshorten apo fëmijët e tij, shikoni se si ai sillet me familjen e tij, sidomos me nënën. Në qoftë se respekti është i dukshëm, atëherë mundësitë, që t’ju trajtojë me po të njëjtin respekt dhe dashuri janë të mëdha. Dhe kjo është diçka tepër speciale.
Ai i bën argëtuese, edhe gjërat më të mëzitshme
Për ata që nuk janë martuar ende, të kaloni gjithë jetën me të njëjtin person mund të duket e frikshme. Por, kur gjeni dashurinë dhe angazhoheni për gjithë jetën, edhe hedhja e mbeturinave duket romantike. Në qoftë se angazhimet e përditshmërisë janë shndërruar në diçka monotone, merrni bashkëshortin për dore, çojeni drejt lavamanit dhe lajini enët bashkë. Çdo gjë është më e bukur kur bëhen bashkë.
Ai kalon kohë me ju
Të jetosh gjithë jetën me të njëjtin person duket si diçka e pamundur. Por ka diçka të mahnitshme tek ato çifte, që shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit në gjithçka që bëjnë, madje edhe kur nuk janë duke folur apo duke u marrë me aktivitete të ndryshme. Nuk është vetëm ideja e të qenit pranë njeriut që dashuroni, por ngrohtësia që ju ofron personi i zemrës. Në momentin që shikoni të dashurin e zemrës, të përfshirë me ju në një aktivitet, që atij nuk i pëlqen shumë, duhet të dini se ke një bashkëshort madhështor.
Ai është i gatshëm t’ju mësojë gjërat që i di (dhe të mësojë gjëra prej jush)
Doni të dini se sa i mrekullueshëm është bashkëshorti juaj? Kërkojini atij t’ju mësojë diçka, që ai e ka pasion. Në qoftë se është i gatshëm dhe e bën me durim, atëherë meriton një duartrokitje. Por në qoftë se për gjithçka që ju i kërkoni, ai acarohet dhe inatoset, edhe fëmijët do të përjetojnë të njëjtën lloj të mësuari. Në thelb, vetë jeta është një proces i gjatë mësimi. Në anën tjetër, nëse bashkëshorti juaj është i gatshëm gjithashtu të mësojë gjëra prej jush atëherë jeni një bashkëshorte e bekuar.
Ai është një lider i zoti, i njeh pikat tuaja të forta dhe kërkon këshilla nga ju
Në dukje duket si diçka e lehtë. Kur jeni vetëm, bëni zgjedhjet tuaja dhe mbani përgjegjësi për veprimet tuaja. Por, kur martohesh, bëhesh me bashkëshortin si një njeri i vetëm, veçse me dy mendje. Në qoftë se keni një bashkëshort të gatshëm të marrë timonin dhe përgjegjësitë që i takojnë, por në të njëjtën kohë këshillohet e konsultohet me ju, atëherë jeni pjesë e një skuadre të fortë.
Ai shqetësohet për ju
Shpesh diskutojmë efektet e shumta negative të stresit, por ka diçka me të vërtetë inkurajuese tek një mashkull që shqetësohet për ju, edhe pse tingëllon pak e çuditshme. Por, sigurisht që nuk bëhet fjalë për atë shqetësim, i cili e bën jetën të papërballueshme. Në qoftë se keni një mashkull, që shqetësohet për sigurinë tuaj, për gjendjen tuaj emocionale dhe fizike, keni një njeri vërtetë special në krah. Është e rëndësishme të dini gjithashtu se jo të gjithë meshkujt janë të ndjeshëm dhe jo të gjithë e shfaqin anën e tyre emocionale. Ndaj, në qoftë se ju duket se bashkëshorti ju nënvlerëson, dijeni që nuk është e vërtetë. Ai thjesht kujdeset dhe shqetësohet shumë për ju.
Ai nuk është egoist
Vetëmohimi ecën paralel me dashurinë pa kushte. Është ajo ideja e një angazhimi të plotë dhe e një dashurie të thellë, ku ju dhe fëmijët jeni gjithmonë të parët, madje edhe para vetes së tij. Në qoftë se mbani mend ndonjë moment, kur keni qenë prioriteti i bashkëshortit tuaj, ta dini se ai do jetë gjithmonë pranë jush.
I pranon gabimet
Shumë marrëdhënie hasin pengesa për gjëra shumë të vogla, shpesh herë të parëndësishme. Por këto gjëra të vogla mund të shndërrohen në të mëdha, në rastet, kur asnjë nga palët nuk e pranon gabimin. Të pranosh gabimin shpesh është diçka e vështirë për natyrën njerëzore. Por, kur bashkëshorti i njeh gabimet e veta dhe i pranon ato, është një veprim, që e ushqen dashurinë. Është një veprim delikat, por me një ndikim të madh në marrëdhënie.
Për të nuk ekziston koncepti ‘kë do më shumë’
Për familjet me më shumë se një fëmijë, gjëja më e keqe, që mund t’ju ndodhë është të zgjedhni një të preferuar, ju apo bashkëshorti juaj. Në momentin që stimulon një fëmjë të zgjedhë njërin apo tjetrin,ju krijoni një përçarje kaq të madhe në familje, e cila pothuajse kurrë nuk përfundon mirë. Por, kur bashkëshorti juaj shfaq dashuri pa kushte dhe këtë e shfaq me fjalë dhe gjeste, atëherë inkurajojeni sa më shumë të jetë e mundur.
Ai ju ngre humorin dhe ofron përkrahje pa kushte
Jeta është plot ulje-ngritje. Sigurisht, janë uljet, ato të cilat e bëjnë më të vështirë jetesën. Ky është momenti, kur ju keni nevojë më shumë për bashkëshortin tuaj, për ngrohtësinë dhe përkrahjen e tij. Mos ngurroni t’i tregoni bashkëshortit se për çfarë keni nevojë. Këtu hyn edhe rëndësia e komumikimit. Disa bashkëshortë e kuptojnë instiktivisht se për çfarë ka nevojë partnerja e tyre, por ka disa të tjerë, të cilëve u duhet më shumë kohë për ta kuptuar. Por në qoftë se ai ju ofron përkrahjen e tij pa kushte, keni fituar lotarinë.
Ai ju surprizon
Përpara se të thoni se sa pak ju pëlqejnë surprizat, duhet ta pranoni se detajet e vogla e spontane të të shprehurit të dashurisë, ju bëjnë të buzëqesheni. Qoftë një darkë e përgatitur në shtëpi apo një udhëtim ku keni dashur gjithmonë të shkoni, do ju bëjnë të fluturoni nga gëzimi.
Komunikimi është i rëndësishëm për të
Kjo është edhe një nga pikat më të rëndësishme në këtë listë. Komunikimi është çelësi për një martesë të gjatë e të suksesshme. Një bashkëshort, që komunikon me ju dhe dëgjon me vëmendje gjithçka që i thoni, është një njeri, që dëshiron t’ju kuptojë dhe t’ju njohë më mirë. Por kjo duhet të jetë diçka reciproke, sepse vetë komunikimi është një rrugë me dy kalime. Rregulli më i rëndësishëm, kurrë mos flini pa zgjidhur konfliktet.
Ai është njeri punëtor
Nëse keni një bashkëshort, që bën punë fizike gjithë ditën apo një bashkëshort që punon në zyrë, ajo që ka vërtetë rëndësi është etika e tij e të punuarit. Kjo del në pah përmes gjithçkaje që ai bën, me hobet e tij, projektet, karrierën dhe dashurinë ndaj jush. Të pasurit një bashkëshort punëtor është si një formë shpëtimi, sidomos kur familja përplaset me vështirësi të shumta ekonomike. Urime, në qoftë se jeni martuar me një bashkëshort punëtor.
Ai ju nxit për të qenë një njeri më i mirë
Nuk ka bashkëshort perfekt. As nuk duhet të pretendoni se ekziston një i tillë. Por keni çdo të drejtë të përkrahni dhe të mbështesni njëri-tjetrin, për të qenë sa më lart dhe sa më të suksesshëm jo vetëm në familje, por edhe për të shërbyer si shembull për miqtë, pse jo edhe për të panjohurit. Në qoftë se bashkëshorti juaj është dikush, tek i cili gjeni frymëzim, kurajo, besim dhe përkrahje, mbajeni fort sepse është i duhuri./Përshtati Elena Mamani/dritare.net