Nënat kolumbiane protestojnë kundër tabuve, duke ushqyer fëmijët me gji, në publik

Disa gra mendojnë se ushqyerja e fëmijëve me gji, në publik, është turp. Ata i lënë fëmijët të qajnë nga uria, vetëm për shkak të mentaliteti dhe tabuve.

Duke dëgjuar plot raste të tilla, mijëra gra në Kolumbi kanë dalë në protestë për të thyer këtë tabu.

Protesta e tyre nuk është si gjithë të tjerat, ata nuk protestojnë as me zë dhe as me dhunë. Protesta e tyre është ulja diku në tokë dhe ushqyerja e fëmijës me gji.

LEXO DHE :  Nihan e “Dashuri e Pafund” feston ditëlindjen, ja urimi më i bukur për të!

Qëllimi i protestës së djeshme nuk ishte vetëm thyerja e tabuve, por edhe rritja e ndërgjegjësimit sesa përfitime merr fëmija nga qumështi i gjirit.

Protesta, gjithashtu, ishte një nga eventet e  “Ushqyerja me gji është  një akt paqeje”, të mbajtur nga “Java Botërore e Ushqyerjes me Gji”./E.B-dritare.net



Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.