Nëna shqiptare dëbohet nga SHBA, pa u ndarë me fëmijët

Shqiptarja dhe nëna e tre fëmijëve që jetonte në SHBA prej 18 vjetësh, është depërtuar në Shqipëri. Autoritete amerikane, të mërkurën e kanë depërtuar në Shqipëri, pa mundur të takojë bashkëshortin dhe tre fëmijët e saj. Familja e saj shprehet se, Cile u përpoq të bëhej një shtetase më e mirë, që në kohën kur shkoi në SHBA.

Cile është e martuar me Pjetër Gjocaj, është nëna e tre fëmijëve me nënshtetësi amerikane.

Pak kohë më para gruaja përfundoi në spital kur mori vesh se duan ta depërtojnë.

Gruaja shqiptare është përballur me dëbimin edhe ne 2013, por që pas një vendimi të dytë,  iu lejua qëndrimi.

Sipas medieve amerikane, mësohet se Cile Precetaj shkoi në Amerikë për një jetë më të mirë pas disa problemeve serioze që pati në Shqipëri në vitin 2000. Për shkak të kësaj situate ajo kërkoi të fitonte statusin e azilantes politike, kërkesë e cila iu hodh poshtë në vitin 2007.

LEXO DHE :  28 shpikjet e mahnitshme që na nevojiten çdo ditë

 

Një vit më vonë, e njëjta kërkesë iu rrëzua edhe nga Gjykata e Apelit. Pas humbjes së gjyqit u dha dhe urdhri për depërtim , e pas një sërë kërkesash e peticionesh zyra e migracionit vendosi t’i japë edhe një vit qëndrim Cile Precetajt.

Por në 26 prill të këtij viti, ajo u arrestua,për t’u depërtuar nga SHBA-ja, teksa, Gjykata e Apelit kishte hapur edhe njëherë çështjen dhe, rasti i Ciles, cilësohej si një kërcënim për sigurinë kombëtare, edhe pse vetë 46-vjecarja nuk ka ndonjë rekord kriminal’.

Por më 16 maj të këtij viti ajo u nis drejt Shqipërisë, pa lajmëruar as familjarët për ditën e depërtimit, shkruajnë mediet amerikane./K.C/Dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*