Nëna kërkon vajzën e zhdukur, e telefonon i dënuari për përdhunim: Donte ta merrja për grua
Dritare.net
"E njoh shumë mirë zonjën dhe Ermirën. Jam nga Korça me origjinë, rri në Fier, ndodhem në burg për faj të tyre, unë jam i pafajshëm. Unë e kam takuar njëherë Ermirën vetëm, te shkolla dhe kaq. Pastaj, çdo takim 3-4 herë kam qenë me zonjën Lindita në kafe me të. Atëherë Ermira ka qenë 14 vjeçe. Lindita ka dashur që unë ta merrja Ermirën për grua që ditën e parë të takimit. Unë u shkëputa dhe për inat ajo më denoncoi. Ka shkuar Lindita te familja ime për presion. Kur unë nuk pranova dhe u shkëputa ajo për inat më denoncoi. Në gjykatë ato të dyja pranuan se unë nuk kam kryer marrëdhënie seksuale me Ermirën, nuk kam abuzuar seksualisht me të. Gjykata nuk e mori parasysh dhe për fajin e tyre unë po vuaj dënimin me 10 vjet burg. I bëj thirrje ministrit Manjanit ta shikojë çështjen time, ka thënë Hoxhallari.
Pas telefonatës, Lindita Lamaj ka humbur ndjenjat dhe është ndërprerë emisioni.