Nëna e mori me vete në hotel, 4-vjeçarja shqiptare mbytet në pishinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Greqi, ku një vajzë shqiptare 4-vjeçare është mbytur në pishinën e një hoteli, ku po punonte e ëma. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Naxos.

Nëna e kishte marrë me vetë në hotel vajzën e vogël, pasi nuk kishte me kë ta linte në shtëpi dhe për një moment ajo i ishte larguar nga sytë.
Sipas medieve greke, kur e ëma e pa vajzën, ajo po pluskonte mbi ujin e pishinës. Urgjenca ka mbërritur menjëherë, por nuk ka mundur ta shpëtojë vajzën e vogël nga fundi tragjik./K.Ç/dritare.net

Komentoni