Negociatat/ Vjen në Tiranë Tusk, Rama takohet me Merkel
Dritare.net
Sipas shefit të diplomacisë, Ditmir Bushati, është normale që turi i lotimit të nisë me Gjermanisë.
“Natyrisht Gjermania është një vend motor për proceset e integrimit evropian. Nuk kam hezituar ta konsideroj një kritike të rreptë dhe një partner për Shqipërinë e rajonin dhe të gjitha proceset e transformimit demokratik dhe zhvillimit ekonomik e social, Franca mbetet gjithashtu një stacion me te cilin ne do të intensifikojmë komunikimin në periudhën në vijim”,-thotë Bushati.
Për këtë proces Bushati shprehet se, Shqipëria ka nevojë që deputetët gjermanë të votojnë pro çeljes së bisedimeve.
“Komunikimi me Bundestagun gjerman ka qene aktiv edhe gjate periudhës se marrjes se statusit te vendit kandidat me seanca dëgjimore, jo thjesht me Komisionin për çështjet evropiane, komisionin e çështjeve politike por edhe me fraksionet e ndryshme parlamentare. E njëjta gjë do te vijoje edhe përsa i përket hapjes se negociatave”,-shprehet Bushati.
Askush nuk e di nëse vendet anëtare në BE, do të votojnë pro anëtarësimit të Shqipërisë në qershor, pasi ky proces është i vështirë.
“Vendimi për hapjen e negociatave është vendimi parafinal, nuk ka një vendimmarrje tjetër te rëndësishme përveçse momentit kur vendi do te anëtarësohet ne BE dhe kjo është edhe arsyeja qe radarët e vendeve anëtare do te funksionojnë me kohe te plote ne këtë proces për shkak te rëndësisë politike qe ata i japin një vendimmarrje te tille”.
Fokusi kryesor, i këtij viti ka qenë çelja e negociatave dhe si përfundim anëtarësimi i Shqipërisë në BE./K.C/dritare.net