Negociatat Shqipëri-Greqi, zgjidhja në fund të muajit
Dritare.net
Sipas medieve greke, nisja e negociatave të hënën u zhvilluan në “një klimë konstruktive bashkëpunimi”, dhe në bazë të kësaj marrëveshje, shteti grek mund të deklarojë Zonë Ekonomike Ekskluzive, gjë që po ndiqet me interes nga Athina.
Televizioni “Skai”, shkruan se, marrëdhënia me Shqipërinë pritet të zgjidhet javën e ardhshme.
Jo vetëm çështja çame që nuk do të jetë pjesë e negociatave, por edhe diskutimin e pronave, që ka të bëjë me ligjin e famshëm të luftës, me Shqipërinë.
Greqia dhe Shqipëria ende mbetën në gjendje lufte nga si pasojë e statusit të pronave shqiptarë, për të cilat Mbretëria Greke kishte dhënë garanci kur Shqipëria dhe Italia deklaruan luftë në 1940.
Greqia duhet t’ia kishte dhënë me kohë këto prona pronarëve shqiptarë, por kjo nuk ka ndodhur ende./K.C/Dritare.net