Negociatat më 28 qershor/ Ngjela: Vendet e BE, duhet të votojnë pro dhe kundër SHBA
Dritare.net
Ngjela shprehet, tepër pozitiv për negociatat e 28 qershorit dhe gjithashtu thekson se, vendet e BE-së, që votojnë pro Shqipërisë, do të kenë parasysh se, kjo votë është pro SHBA-së.
Postimi i Ngjelës
Çelja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian më 28 qershor, është një gjë e sigurt.
Cila është arsyeja politike që e garanton hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian?
Kurrë nuk duhet menduar se garancia që të gjitha vendet e Bashkimit Europian do të votojnë për Shqipërinë më 28 qershor, do të gjendet në situatën e brendshme të Shqipërisë.
Në këtë rast kjo nuk ka lidhje fare me këtë situatë.
Garancia që të gjitha vendet e Bashkimit Europian në mënyrë unanime do të votojnë më 28 qershor për çeljen e negociatave me Shqipërinë, është te politika aktuale anerikane për Ballkanin Perëndimor, prandaj vota e tyre, politikisht, nuk do të hidhet pro apo kundër Shqipërisë.
Kështu siç ka ardhur situata, vota e të gjitha vendeve të Bashkimit Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë, politikisht, kuptohet që do të jetë një votë pro ose kundër Shteteve të Bashkuara Amerikës.
Domethënë është e kuptueshme që do të jetë pro, sepse, natyrshëm, që të gjitha vendet e BE-së do të jenë pro Amerikës.
Gjithçka është e sigurt, prandaj korrupsioni i lartë në Tiranë kot e ka që çirret dhe kot e ka që shpreson te vota kundër./K.C/Dritare.net