Negociatat, Balla: Shqipëria ka gjithë shanset për fillimin e bisedimeve me BE
Dritare.net
“Së pari dua t’ju njoftoj se ne jemi në një fazë të rëndësishme në komunikim me kolegë gjermanë. Në 13 maj fillon një proces diskutimi në Bundestag, që ka të bëjë për vendimin për fillimi e bisedimeve me BE për celjen e negociatave. Nuk vihet në dyshim mbështetja e grupit parlamentar, me përjashtim të AFD . Ka një shumicë mbështetëse dhe inkurajuese për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shqipëria qëndron shumë lart jo vetëm me Maqedoninë, por edhe me Malin e Zi dhe Serbinë. Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm dhe të pakthyeshëm të reformës në drejtësi. Ne i kemi të gjitha shanset për përcaktimin e një date për fillimin e bisedimeve
Dua të them se bashkë-ndamë me kolegët gjermanë për një rritje të ndikimit të vendeve të tjerë në Ballkan, por pozicioni ynë është shumë i qartë: Shqipëria ka vetëm një plan dhe ai është vijimi i reformave drejt anëtarësimit në BE”, tha Balla./E.B-dritare.net