Sulmi në xhami, shkon në 49 numri i viktimave në Zelandën e Re
E Premte 15 Mars 2019, 11:11
Dritare.net
Një grua dhe tre burra janë arrestuar nga policia, si të dyshuar për sulmin.
Mes të arrestuarve është dhe një djalë nga Australia. Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, tha se i dyshuari nga policia njihet si terrorist “ekstremist i djathtë”.
Policia po punon për kapjen edhe për të dyshuarve të tjerë, të cilët mendohet të jenë përfshirë në ngjarjen e rëndë.
Të shtënat sollën shumë viktima dhe pritet që bilanci i tyre të rritet, pasi ka shumë të plagosur rëndë./E.B-dritare.net