Sulmi në xhami/ Kabineti i Zelandës së Re mbështet ndryshimin e ligjit për armët
E Hënë 18 Mars 2019, 08:08
Dritare.net
I akuzuar për ngjarjen e rëndë është 28-vjeçari nga Austria, Brenton Tarrant.
Policia deklaron se autori i vrasjeve ka përdorur një armë lufte, të stilit ushtarak, që duket se janë modifikuar për t’i bërë ato më vdekjeprurëse për sulmet.
Ngjarja e së premtes së shkuar nxiti thirrje për reformën e ligjit të armëve, ku kryeministrja njoftoi se shumë shpejt do të ndryshojë.
Në një konferencë për shtyp, pas takimit me kabinetin, Ardern tha se ligji do të ndryshojë deri në datën 25 mars./E.B-dritare.net