Në vend të Adelës/ Eraldo Rexho koncert për miken e tij të ngushtë

 

Ka kaluar një vit që kur Adelajda Xhamani  u nda nga jeta. Lajmi i hidhur i vdekjes së gazetares me 30 tetor të vitit të kaluar la të befasuar jo vetëm familjarët dhe miqtë e saj të ngushtë por të gjithë qytetarët shqiptarë që e njohën Adelën për herë të parë në Reality Show-n ku ajo mori pjesë Big Brother 2.

Vetëm pak kohë pasi doli nga Big Brother Adela ndoqi ëndrrat e saj dhe arriti sukses duke u bërë pjesë e gazetarisë  dhe televizionit dhe sfidoi çdo paragjykim dhe vështirësi që i duhet të përballojë një vajzë që vendos të lërë provincën dhe të kërkojë një jetë më të mirë dhe më të suksesshme në kryeqytet.

Një ndër miqtë më të ngushtë të Adelës, Eraldo Rexho na ka treguar shumë shpesh kujtime nga Adela, dhe tani vetëm një vit pas largimit nga jeta të mikes së tij,  Eraldo ka vendosur që ta rikujtojë ndryshe  nga herët e tjera duke ndërmarrë një projekt, me një kauzë të veçantë.

Projekti  i iniciuar nga Eraldo i janë bashkuar edhe shumë nga miqtë më të ngushtë të Adelës të cilët përmes realizimit të një koncerti  në nder të saj dhe për t’i dhënë shpresë një tjetër vajze nga provinca, që do të arrijë njësoj si Adela e cila  ëndërroi arsimimin dhe pavarsinë.

Koncerti do të mbahet më 12 nëntor, nën dretimin e moderatores së njohur Arbana Osmani në orën 19:00 tek arTurbina, në keryeqytet, dhe për të gjithë ata që duan të marrin pjesë, Eraldo ka sqaruar se bileta kushton 1000 lekë, dhe të gjitha të ardhurat që do të mblidhen nga koncerti  do të sigurojnë një bursë të plotë studimi për një vajzë në pamundësi ekonomike.

LEXO DHE :  Rama në Ibë: Kemi dyfishuar eksportet ushqimore

“Jam shumë i lumtur dhe krenar të prezantoj tek ju listën e artistëve (sipas rendit alfabetik) që do të marrin pjesë në koncertin humanitar “Në vend të Adelës”. Unë jam me fat që ju kam të gjithëve pjesë të jetës sime. Jam me shumë fat gjithashtu që munda t’ia shoh mikes sime të dashur, Adelës, se si i shkëlqenin sytë kur këndonte këngët tuaja. Mezi pres të shoh sallën e mbushur të 

#arTurbina të këndojnë bashkë me ju dhe me mua, këngët që ia shtojnë bukurinë Shqipërisë. 
Të gjithë bashkë për vajzat, për lirinë dhe dijen, për nevojën e zërave të guximshëm. Ju presim të hënën, më datë 12 nëntor, ora 19:00 tek “arTurbina”… Biletat kushtojnë 1000 lek dhe mund t’i gjeni nga nesër, 9 nëntor, tek “arTurbina”. Të ardhurat e mbledhura nga koncerti do të sigurojnë një bursë të plotë studimi për një vajzë në pamundësi ekonomike.
Kam shumë njerëz për të falenderuar, por do t’i lë për pas koncertit
 #JuDua#ShihemiTëHënën #PërËndrrën #PërLirinë#PërDijen #PërNjëFillimTëRi #PërAdelën  #NëVendTëAdelës”- shkruan Eraldo krahas fotos të postuar në Instagram./A.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.