Sulmi në tramvaj, mbyllen vendet publike në Holandë
E Hënë 18 Mars 2019, 14:02
Dritare.net
Sipas policisë antiterroriste, dyshohet se, ky është një sulm terrorist. Koordinatori holandez kundër terrorizmit, Pieter-Jaap Aalbersberg tha se po bëhen përpjekje për kapjen e agresorit, por dyshohet se ai ka edhe bashkëpunëtorë. Provinca e Utrehtit është nën kërcënim, deri në kapjen e agresorit/ve.
Ndërkohë, janë mbyllur dyert e Universitetit të Utrehtit, trenat nuk lejohen të dalin në stacionin qendror dhe xhamitë në të gjithë qytetin thuhet se janë mbyllur për shkak të shqetësimeve për sigurinë./K.C/dritare.net