Sulmi në Sri Lanka, bombarduesi kishte studiuar në Britani të Madhe
E Mërkurë 24 Prill 2019, 11:11
Dritare.net
Zv.ministri i mbrojtjes ishte ai që tha se bombarduesi kishte studiuar në Mbretërinë e Bashkuar, pastaj kishte shkuar në Australi për të zhvilluar një kurs.
Njoftimi erdhi pas raportit të policisë për bilancin e të vdekurve, ku kishte shkuar në 359 të mërkurën, dhe më shumë se 500 të plagosur.
Kujtojmë që presidenti i Sri Lankës ka premtuar se do të forcojë sigurinë në vend./E.B-dritare.net