Përveç shkollave, puna ka filluar mbarë edhe për kafenetë që ndodhen rrotull tyre. Numri i nxënësve që i frekuentojnë priret të jetë i lartë.
Përdorimi i kafesë , cigareve , pijeve energjike, alkoolit , mesa duket është kthyer në një trend dhe është përqafuar më së miri prej tyre.
Të pyetur se përse i konsumojnë , të gjithë të përgjigjen se tashmë u është kthyer në një rutinë dite e pashmangshme.
“Duhet një kafe dhe cigare në mëngjes”-thotë njëri prej tyre.
Ndonëse është ende fillimi, marrëdhënia e gjimnazistëve mes shkollës dhe bareve duket se do të vazhdojë .A.S/Dritare.net/