Nga Dritare.net
Çdo vit e me tepër numri i shqiptarëve të cilët ikin jashtë Shqipërisë për të kaluar disa ditë relaksi, sa vjen edhe shtohet. Nuk ka rëndësi nëse është koha festash apo jo, nëse është verë apo dimër, mjaftojnë disa ditë leje dhe i drejtohen aeroportit.
Por, kushdo që ka shkuar në aeroport ose është kthyer, shpesh është gjendur në vështirësi, sa i takon transportit. Por, për këtë gjë ka menduar një nga kompanitë e taksive më serioze dhe më të sigurta në Tiranë.
Go Taxi vjen me një surprizë për të gjithë ata që duan të shkojnë në aeroportin Nënë Tereza dhe për ata që kthehen drejt kryeqytetit. Kristian Dimo, administator i Go Taxi thotë për Dritare.net se kompania ka vendosur tarifa shumë të ulëta, me qëllim t’i jetë sa më pranë qytetarëve.
“Oferta jonë e fundit përfshin udhëtimin drejt ose nga, Aeroporti Nënë Tereza. Çdo rrugë aeroporti kushton vetëm 1350 lek, nga secila pikë e kryeqytetit. Pra nuk ka rëndësi nëse jeni në zonën e 21 Dhjetorit apo në Qendër, çmimi mbetet njësoj. Ndërsa rrugët vajtje-ardhje kushtojnë 2100 lek, me 30 minuta pritje.
Ne kemi pak ditë që e kemi bërë këtë ofertë dhe feedback-u ka qenë shumë pozitiv. Klientëve tanë u ka pëlqyer shumë dhe si gjithmonë janë ndjerë të sigurt teksa udhëtojnë me Go Taxi. Në këtë periudhë më të shumtë janë ata që vijnë nga jashtë drejt Tiranës, pasi janë kthyer nga pushimet e fundvitit. Por, nuk mungojnë as ata klientë që nisen nga kryeqyteti drejt destinacioneve të ndryshme.”
Dhe nëse ju që nuk doni të qëndroni për orë të tëra në pritje, e në rastin më të keq të humbisni fluturimin tuaj, prenotoni në 0800 0100. Pasi kombinim më të mirë vështirë se gjendet, udhëtim i sigurt, komod dhe lirë. Ndaj për ju që do të ikni, udhëtim të mbarë! E ju që po ktheheni, mirë se të vini!/Dritare.net