Ne nuk mësojmë për shkollën, por për jetën
Dritare.net
"Nga ditët e mia të shkollës, më kanë ngelur në mendje vetëm mungesat e mia të dijes." - Oskar Kokoschka
"Dije është ajo që mbetet, kur njeriu harron gjithçka që ka mësuar në shkollë."
Albert Einstein
"Vuajtja, kur shihet nga njëra anë, është një fatkeqësi, nga ana tjetër, është një shkollë." Samuel Smiles
"Shkolla gjermane di shumë, por për fëmijët dinë shumë pak." Autori i panjohur
"E vetmja kohë, ku të mësuarit më qe ndërprerë, ishte koha e shkollës time ."
George Bernard Shaw
"Përvoja kërkon një çmim të lartë për shkollim, por mëson si askush tjetër!" Thomas Carlyle
"Themeli i karakterit duhet t’ i vihet fëmijës para se të mbërrijë në shkollë." Carl Hilty
"Shkolla e kombit është shkolla." (Willy Brandt)
"Shkollat, siç janë sot, nuk i përshtaten as nevojave të të rinjve, e as epokës tonë!" Maria Montessori, 1939
"Një njeri që kurrë nuk ka qenë në shkollë, mund të vjedhë një vagon të mallrave, por ai që ka një diplomë fakulteti, mund të vjedhë krejt hekurudhën." Theodore Roosevelt
"Për mua ka gjëra më të rëndësishme në jetë, se sa shkolla." Mark Twain
"Nuk kam lejuar kurrë të mësuarit tim të dëmtohet nga shkolla." Mark Twain
"Shkollë do të thotë ushtrim për të ardhmen dhe se ushtrimi të shpien në përsosmëri. Meqenëse askush nuk është i përsosur, atëherë për çfarë na duhet ushtrimi?" Billie Joe Armstrong
"Shkollat janë vende ku prodhohet njerëzia, nëse arrijnë të ndikojnë që njerëzit të bëhen njerëz." Johann Amos Comenius, Mësim i Madh
"Metoda e tij është rreptësisht e bazuar në shkollë, prandaj rezultatet e tij janë të nivelit të nxënësve". - Helmut Arntzen, Procesi i Shkurtër, Aforizmat dhe Fabulat
"Nëse shkolla për aq shumë kohë i mban fëmijët larg nga familja, siç po bëhet, atëherë ajo duhet të marrë përsipër edukimin dhe përgjegjësinë për këtë." Wilhelm II
"Ne nuk mësojmë për shkollën, por për jetën." Proverb sipas Seneca i Riu, Epistula/dritare.net