Tragjedia në Mat/ Merret në mbrojtje familja e vrasësit

Kujtim Koxha, është autori i vrasjes së trefishtë në fshatin Shëlli të Matit.

Koxha ka vrarë në një lokal teksa ishin duke ngrënë bukë, tre punonjës të Bashkisë së Matit, dhe i gjithë konflikti nisi pasi autori kundërshtonte rregullimin e një rruge në fshat.

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, familja e autorit Koxha, është marrë në mbrojtje nga autoritetet.

LEXO DHE :  Shoqëri e zhytur në poshtërim njerëzor

Mbrojtja e familjes, ka ardhur nga frika e  ndonjë hakmarrje e mundshme.

Gjatë ngjarjes, në vend ka mbetur i vrarë Mentor Hoxha, ndërsa rreth 2 orë më pas ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës edhe Erzen Alija dhe pas tij dhe Hamit Buçi. I plagosur është shtetasi Astrit Hani. / I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.