Tragjedia në Mat/ Kryetari i Bashkisë: Më thanë, na vranë në bukë

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Shëlli të Matit, ku janë vrarë 3 persona ndërsa një tjetër është plagosur ka reaguar edhe kryetari i kësaj Bashkie.

Nezir Rizvani, kryetari i Bashkisë në një pronocim për News 24, tregoi për telefonatën e fundit me brigadierin, një prej personave të përfshirë në ngjarje.

“Për ngjarjen më njoftoi brigadieri në telefon. Brigadieri më tha që ‘na vranë duke ngrënë bukë’. Konflikti nuk ka ndodhur për hapjen e rrugës. Sipas dëshmitarëve, autori ka qenë i dehur”, ka thënë Rizvani.

LEXO DHE :  Rritje pagash/ Rama: Ja sektorët që do të përfitojnë, pas 1 prillit!

Kujtojmë se nga ngjarja e rëndë kanë mbetur të vrarë  Mentor Hoxha, Hamit Buçi dhe Erzen Alija nga Kujtim Koxha./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.