Në kurthin e Piter Panit/ Pirro Çako vihet në siklet dhe shmang pyetjet e fëmijëve

Kantautori Pirro Çako ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin më të dashur dhe të ndjekur për fëmijët në “Në kurthin e Piter Panit” që transmetohet çdo të hënë në ekranin e Tv Klan. Ashtu sikurse dhe të ftuarit e tjerë, Çako u përball me pyetjet pikante dhe thumbuese të vogëlueshve. Por në pjesën më të madhe të pyetjeve kantautori u vu në siklet dhe u shmang, duke u kërkuar atyre që të bënin një pyetje tjetër.

-A do të doni të bënit një fëmijë?

Ky është vërtet kurth, nuk disponoj mekanizmin.

-Çfarë nuk të pëlqeu tek gruaja e parë që u ndave?

Po të kishe qenë 20 vjet më i madh do ta kisha shpjeguar, po mendo një pyetja tjetër.

LEXO DHE :  Foto/ Si u veshën të famshmit në Emmy 2018

Por, Eno nuk hoqi dorë dhe i bëri një tjetër pyetje, por as këtë herë Pirro nuk u përgjigj.

-Por çfarë të pëlqeu që u martove?

Nuk e kupton dot se je i vogël më bëj një pyetje tjetër.

-A je ndarë me Invën?

Bëj një pyetjet tjetër.

-A dëshiron të martohesh përsëri dhe a beson tek fundet e lumtura?

Me zemër nuk do ishte keq, por me mëndje jam shumë larg. Këtu për grackë kemi ardhur. Edhe kur je beqar, i martuar je përsëri. Besoj tek dashuria, por nuk besoj tek pafundësia…

Pas përfundimit të pyetjeve, Pirro këndoi së bashku me moderatoren Alketa Vejsiu. /tvklan.al

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.