Në Itali ndodh çudia/ Dhëndri kapet duke bërë seks me mikun e tij, në ditën e dasmës

Kemi dëgjuar për martesa të dështuara, 4 ditë pasi janë martur çiftet janë ndarë për shkak se njëri ka qenë tapë kur ka thënë “po”, por edhe martesa që kanë zgjatur vetëm disa minuta.

Por, në Itali ka ndodhur një rast i pazakontë.

Dhëndri, është kapur duke bërë seks me shokun e tij, në ditën e dasmës, teksa nusja po e priste në altar.

Historia e pabesueshme tregohet nga Ëilly, një këngëtar dasmash, i cili telefonoi për emisionin “Lunatici” në Radio Rai2.

“Ata e kapën dhëndrin duke festuar në mënyrë të çuditshme. Nuk mund të gjendej. Dasmorët po prisnin tortën, por ai ishte zhdukur. Ata mendonin se ndihej keq ose shkoi për të pirë duhan. Në vend të kësaj, një i afërm i nuses e gjeti atë në banjë duke “festuar”. Po bënte seks me një mikun e tij”.

LEXO DHE :  Arkitekti francez prezanton projektin e veçantë, për kullën e Notre Dame

“Për atë Zot, nuk ka asgjë të keqe për të bërë dashuri midis dy burrave, por nëse sapo jeni martuar me një grua dhe ju kapeni në banjë me një mikun tuaj, ka diçka të gabuar. Nusja filloi të qante dhe ai nuk ishte shumë mirë”, shtoi muzikanti. “Të afërmit e tij erdhën tek unë për të më thënë se duhej të ndaloja muzikën sepse nuk kishte asgjë për të festuar. Në 29 vjet të kësaj pune, diçka si kjo nuk më ka ndodhur kurrë”./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.