Vrasja në ish-Bllok/ Reagon për herë të parë Elvana Gjata: Jam e dërrmuar
Dritare.net
Në këtë ngjarje të rëndë ishte i përfshirë drejtpërdrejt edhe i dashuri i këngëtares Elvana Gjata, Ervin Mata i cili është ende në kërkim.
Që nga fillimi i nëntorit e deri më tani këngëtarja Elvana Gjata ka heshtur për ngjarjen, ndërsa ka reaguar vetëm mbrëmjen e së premtes.
Gjata duke shkruar se nuk e ka pasur aspak të lehtë, shprehet se nuk ia ka dashur të keqen askujt.
“Nuk e kam aspak te lehte kete moment, por e kuptoj qe me duhet ti them dy fjale, pasi u detyrohem shume te gjithe atyre qe cdo dite me kane shkruar duke me pyetur per shendetin, e duke me ofruar mbeshtetjen e tyre… kolege, miq, te aferm, dhe sigurisht ata qe kurre nuk me kane braktisur e kurre nuk kane reshtur me dashurine e tyre ndaj meje dhe muzikes time, fansat e mi.
Po… kam kaluar nje periudhe shume te veshtire… fizikisht dhe moralisht… e derrmuar dhe e vrare nga fjale, fjale,fjale... edhe me shume se sa une ne kete moment mund te shpreh me fjale…
Kurre ne jeten time si kam dashur keq askujt...ajo qe kam dashur gjithmone eshte te shoh vec lumturi, kudo ku kemi qene bashke, ne cdo koncert e cdo video qe ju keni publikuar me kenget e mia.
Nuk e kam aspak te lehte, por ju kam ju... e do vazhdoj te bej ate per te cilen me keni dhuruar kaq shume dashuri ne me shume se 10 vjet e pa te cilen nuk di a mund te jetoj... ??????”-shkruan Elvana Gjata./ I.M-Dritare.net