Droga në Has/ Ja kush është biznesmeni nga Kruja, që e drejtonte

Emri i një biznesmeni të fuqishëm del në skenë pas zbulimit të laboratorit të heroinës në Has. Nga  “BalkanWeb” mësohet  se hetimet kanë zbuluar se ‘biznesi’ drejtohej nga një biznesmen nga Kruja.

Bëhet fjalë për shtetasin A.Hoxha, i cili ka në pronësi një hotel në Rinas. Ai është shpallur në kërkim nga policia por nuk dihet nëse është brenda vendit apo është larguar.

Nga operacioni i zhvilluar tre ditë më parë në fshatin Brenog të Hasit, janë vënë në pranga 5 persona 3 prej të cilëve nga familja Shuti, në banesën e të cileve u gjet laboratori i drogës.

Të arrestuar:
Vehbi Barushi
Xhevit Shuti
Anila Shuti

Mustafe Shuti
Flamur Çela

Laboratori ishte vendosur në periferi të fshatit Bernog jo shumë larg Kukësit. Po kështu u sekuestruan 160 kallëpe heroinë të mbështjellë me natriban gati për transport, lëndë narkotike në përpunim, aceton etj. Policia sekuestroi gjithashtu edhe nje sasi te konsiderueshme opiumi, bime kjo baze per krijimin e heroines.

LEXO DHE :  Frika nga zjarret, Kim Kardashian punëson zjarrëfikës

Kjo lëndë dyshohet se ka ardhur nga Turqia. Me ndihmën e disa shtetasve nga Gjakova, të identifikuar nga policia ajo mbërrinte në këtë fshat të Hasit ku kthehej në heroinë. Dyshimet e policisë janë se me pas ajo transportohej për në Durres me destinacion final vendet e Evropës.

Personi më i rëndësishëm në këtë skemë trafiku është Xhevit Shuti. Ai rezulton me precedentë penale pasi vite më parë është dënuar në Turqi për narkotike. Xhevit Shuti kryente me furgonë transport pasagjerësh në linjën Has-Durrës.

Dyshohet se në këtë linje trafiku janë përfshirë edhe vëllezërit e tij të cilët po ashtu merren me transport ndërkombëtar. Megjthatë roli i tyre nuk është përcaktuar ende nga policia./bw

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.