Në ditëlindjen e Bes Kallakut, Xhensila ka vetëm një lutje për të
Dritare.net
Pa Besin, Xhensila e quan veten asgjë, dhe duke i uruar shëndet, dashuri dhe gjithçka tjetër të mirë, Xhensila ka dhe një lutje për të. Të qëndrojë më shumë me të dhe vajzën.
"Çfarë jam pa ty? Asgjë.
Në të mirë dhe në të keq, ti gjithmonë je krah meje. Në çdo frymëmarrje, në çdo hap të jetës time, dhe në çdo moment që do jetoj, dua ta jetoj me ty, përgjithmonë. Kjo ditëlindje është magjike për ne. 33 vite jetë, 33 vite buzëqeshje, shpresë, mirësi, besnikëri për këdo që ka qenë pranë teje. Ky 33 vjetor të gjeti më të plotësuar se kurrë më pare, ashtu siç e kishe imagjinuar veten që në vogëli. E gjitha çka uroj për ty është shëndet, unë do përpiqem ta bej jetën tendë sa më të qetë dhe të bukur, ashtu siç ti gëzon ditët tona. Te lutem qëndro me ne pak më shumë, me ne gocat që kur të kaloj dhe pak kohë, do zihemi se kush te ka dhe kush të do më shumë", - shkruan Xhensila në Instagramin e saj./E.B-dritare.net