Në ditë e 8 të protestës/ Dy studentët e proceduar: S’kemi frikë, vazhdojmë protestën
Dritare.net
Studentja Estela Nazarko: “Nuk është se u shqetësova, pasi është një lëvizje e radhës për të na trembur. Jam shumë mirë dhe do vazhdoj të protestoj. Këtu nuk ka asnjë organizator dhe protesta nuk është e përçarë. Ne jemi të gjithë studentë të hedhur në rrugë. Rama ka dalë në TV dhe ka bërë monolog me veten. Do jemi këtu deri në plotësimin e kërkesave tona.”
Studenti Henri Fero: “Në këtë protestë nuk kam hedhur një letër çamçakëzi në tokë dhe jo më objekte në drejtim të Ministrisë. Unë di 5 gjuhë të huaja dhe nuk jam figurë vandale. Unë nuk jam organizator dhe jam qytetar i thjeshtë që dua vendin tim.”
Halla e studentit Henri Fero: “Është nipi im dhe e kam sjellë nga Gjermania. Është djalë intelektual dhe është djalë që nuk merret me ato gjëra. Ti hiqet emri i tij nga procedimet dhe të mos terrorizojnë studentët.”/A.C/dritare.net