Vrasja në Bllok/ Hajdeni më armë. Zbulohen detaje të reja në telefonin e Ervis Martinaj
Dritare.net
Provat e reja të zbuluara në Whats app dhe Telegram të Ervis Martinaj rëndjnë mjaft pozitë ne këtij të fundit, që ndodhet në burg, raporton “BË.
Në bisedat e zbuluara, Martinaj ka komunikuar me Fabian Gaxhën që mbeti i vrarë.
Gazetarja Klodiana Lala duke cituar burime nga prokuroria, raportoi se Martinaj kur Martinaj është paraqitur në lokalin Monopol iu ka kërkuar miqve të afroheshin dhe të paraqiten aty të pajisur me armë.
Pra, sipas prokurorisë nuk ka qenë takim i rastësishëm siç ka thënë Martinaj në dëshminë e tij dhe sherri nuk ka pasur si shkak ngacmimet e këngëtares Elvana Gjata por konflikte të mëparshme. Kjo është një provë e re por ekspertiza e telefonit mund të nxjerrë të tjera detaje.
“Por zhvillimi tjetër nga hetimet për vrasjen në Bllok të shokut të Vis Martinaj është fakti se Prokuroria shqiptare ka kërkuar ndihmë juridike nga shteti i Izraelit. Telefoni i Martinaj është dërguar për t’u ekspertuar nga ekspertë izraelitë. Dy ditë më parë ka ardhur përgjigje nga Izraeli dhe ekspertët izraelitë kanë arritur të zbërthejnë telefonin dhe të nxjerrin të dhëna që mund të konsiderohen si ‘minierë ari’. Por këto të dhëna nuk nxirren ende për shkak të hetimit. Ekspertiza e ardhur nga Izraeli do paraqitet në gjykatë. Prokuroria do këmbëngul që Martinaj të mbetet në burg pasi sipas saj ka prova të forta”, raportoi gazetarja Lala./ I.M-Dritare.net