Vrasja në Ballsh, kryebashkiaku: Ja ku ndodhen fëmijët e Gazmendit!
E Martë 8 Janar 2019, 12:12
Dritare.net
Nga ‘balkanweb’ mësohet se, Agron Kapllanaj ka thënë se të gjithë banorët e zonës janë të shokuar për ngjarjen, ku të vrara mbetën Gentiana dhe Merisa Caushi. Kapllanaj ka folur edhe për gjendjen në të cilën ndodhen aktualisht dy fëmijët e çiftit të mitur, të cilët ishin në banesë gjatë kohës kur Gazmend Musta masakroi me thikë nënë e tyre dhe tezen.
Kryebashkiaku tha se, pasi vrau të shoqen dhe kunatën, Gazmendi i kishte marrë fëmijët me vete në polici, ku sipas tij u trajtuan me psikologë dhe më pas u dërguan në fshatin SOS. Kapllanaj tha se, bashkia ka mbuluar një pjesë të shpenzimeve për funeralin e dy motrave./K.C/dritare.net