Ndyshimet e mëdha/ Një gjeneratë në depresion, pa para, pa shtëpi dhe pa fëmijë

Sektori i biznesit i gjigandit “BBC” i ka kushtuar një artikull uljes së ndjeshme së lindshmërisë, kryesisht në SHBA, por që po ndjihet në tërë botën.

Brezi i sotën, shruan autori i artikullit, Kim Gittleson, është në më shumë borxhe, ka më pak fëmijë dhe më shumë plagë.

  1. Por çfarë po ndodh me lindshmëritë?

Ne sot kemi më pak fëmijë. Në dekadën e fundit, gratë amerikane kishin 4.8 milionë fëmijë më pak, sesa demografët prisnin, e frikshme apo jo?

 

“Çdo vit, kur shikoj të dhënat e lindshmërisë, pres që numri i lindjeve të rritet dhe nuk po rritet,” thotë profesori Kenneth Johnson i University of Neë Hampshire.

Një arsye se përse numri i linjdeve është ulur, janë femrat rreth të 20-tave të cilat, ndryshe nga paraardhëset e tyre, nuk po lindin më fëmijë.

 

2.Ky brez ka depozituar një pasuri shumë më pak se gjeneratat e mëparshme.

Në Mbretërinë e Bashkuar, kërkimet e bëra nga BBC zbuluan se njerëzit që janë 30-39 vjeç janë më të prekur nga kriza financiare, duke humbur mesatarisht 7.2% në terma realë, ose 2.057 (2.684) dollarë në vit

Kjo është shumë e ngjashme me atë që ndodhi në SHBA.

Amerikanët e lindur në mesin e viteve 1980 kanë akumuluar 34% më pak pasuri një brez i gjeneratës së mëparshme.

LEXO DHE :  PS: Ja 6 kompanitë e kunatit të Bashës!

Një arsye? Filluam me më pak.

Paga mesatare e një të sapo diplomuar në vitin 2008 ishte 46,000 dollarë, sipas Byrosë së Statistikave të Punës.

Kjo ishte 8% më pak, sesa të diplomuarit e moshës 25-34 vjeç, të fituara në vitin 2002.

  1. Ne nuk blejmë shtëpi

 

Shkalla e pronësisë së një  shtëpië midis moshave 25 dhe 34 ishte 37% në vitin 2015 , që do të thotë 8% më e ulët se ajo e gjeneratave të mëparshme, sipas Institutit Urban. Në Mbretërinë e Bashkuar, norma e pronësisë në shtëpi është gati përgjysmuar.

Vlera mesatare mesatare e shtëpisë për dikë nga 18-33 vjeç në vitin 2013 ishte $ 133,000 krahasuar me $ 197,000 për të njëjtën grup moshe në vitin 2007.

  1. Ne nuk i besojmë askujt

Besimi në institucione ishte në rënie edhe para krizës financiare, por si një gjeneratë aktuale, besimi ynë është veçanërisht i ulët.

Vetëm 19% njerëzve të kësaj gjenerate bien dakord me deklaratën se “në përgjithësi, shumica e njerëzve mund të besohen” – krahasuar me 31% për gjeneratën para nesh dhe 40% për gjeneratën e prindërve tanë./ Përshtati nga BBC, Isa Myzyraj-Dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.