Ndryshim të kufijve mes Shqipërisë dhe Greqisë, zëdhënësi i Komisionerit Hahn sqaron deklaratën
E Mërkurë 11 Korrik 2018, 19:07
Dritare.net
Më tej zëdhënësi i Komisionerit për Zgjerim tregon për median greke se “Komisioneri Hahn në asnjë rast nuk i referohet ‘ndryshimeve kufitare’. Duke theksuar nevojën për të zgjidhur çështjet e hapura bilaterale para çdo zgjerimin të ardhshëm ai u referohet bisedimeve greko-shqiptare për zonën ekonomike ekskluzive, e cila mund të realizohet vetëm mbi bazën e një marrëveshje reciprokisht të pranueshme nga të dy vendet”.
‘Kathimerni’ shton se më herët Komisioneri ndezi polemika në media pasi sugjeroi se negociatat ndërmjet dy vendeve mund të çonin në një ‘ristrukturim të kufijve’./D.M-Dritare.net