Ndotet Gjanica, mbetjet hidrokarbure derdhen në lumë
E Mërkurë 17 Tetor 2018, 15:03
Dritare.net
Lumi i Gjanicës, që kalon përmes qyteti të Fierit është rindotur nga mbetjet hidrokarbure. Uji ka marrë ngjyrën e zezë të naftës dhe mban një erë shumë të rëndë. Ende nuk është zbuluar burimi që ka ndotur kaq rëndë lumin, por dyshohet se për shkak të uzinave të përpunimit të naftës. Në disa pamje të marra nga ‘Ora News’ shihni dhe gjendjen e rëndë, në të cilën është katandisur Lumi i Gjanicës.