Ndodh për herë të parë, Partia Komuniste vjen në pushtet në Çeki

 

Për më shumë se tetë muaj nga zgjedhjet parlamentare, Republika Çeke nuk ka një qeveri të dalë nga zgjedhjet për shkak të ngërçit politik.

Por, kryeministri Çek Andrej Babis i ka dhënë fund krizën një ditë më parë, në përpjekjen e dytë për të formuar qeverinë, pasi i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit Partisë Komuniste çeke.

Nëse në vendet e tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore, partitë Komuniste u kthyen në parti të majta, në Çeki linja e partisë  ANO është e linjës radikale dhe komuniste tradicionale.

 

Kjo është hera e parë në Çeki, që një parti komuniste vjen në pushtet pas rënies së Bashkimit Sovjetik, dhe mijëra qytetarë e kanë kundërshtuar këtë aleancë.

LEXO DHE :  Jalë, qytetari i drejtohet Ramës: Ja ku i keni ndërtimet pa leje të Alban Xhillarit

 

Më shumë se 250,000 njerëz u dënuan për krime politike midis viteve 1948 dhe 1989 dhe rreth 80,000 njerëz dolën në punë të  detyruar në minierat e uraniumit në Çeki, nën udhëheqjen e Partisë Komuniste.

 

Partia komuniste radikale çeke , kundërshton NATON dhe vendosjen e trupave çeke jashtë vendit, bashkëpunon ngushtë me komunistët në Kubë, Korenë e Veriu dhe Kinën, por në negociatat për tu futur në qeveri ata kanë zbutur kërkesat e tyre./ I.M-Dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.